Raporti mes Londrimit dhe Klodit ka kaluar kufijtë e një miqësie të zakonshme, duke nxitur aludime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë se mes dy banorëve ka lindur diçka më shumë.
Afrimiteti i tyre fizik dhe mënyra se si komunikojnë ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes, por situata e fundit duket se i ka përforcuar këto zëra.
Tensioni u rrit kur Londrimi iu drejtua Klodit me tone që linin pak vend për interpretim: “Pse ik, pse më bën kësi lojëra, do më puthësh a jo?”.
Dyshimet se mes tyre ka ndjenja reale u forcuan edhe më tej nga reagimi i Klodit, i cili nuk e fshehu xhelozinë kur pa Londrimin duke u stërvitur në oborr me Jasmin Kadriun.
Këto skena nuk po shihen më thjesht si lojë, por si sinjale të qarta të një marrëdhënieje që po zhvillohet përtej shoqërisë, duke mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit për të kuptuar natyrën e vërtetë të kësaj lidhjeje.
