Mbrëmja e djeshme solli një atmosferë krejt ndryshe në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Dolce festoi ditëlindjen dhe ka vendosur ta “ndezë” oborrin me një festë private, por duket se lista e të ftuarve ka shkaktuar jo pak zhurmë.
Festa është organizuar jashtë në oborr, por Dolce ka qenë selektive. Ajo ka ftuar vetëm një pjesë të banorëve, duke lënë të tjerët brenda.
Sigurisht, në krah të saj nuk mund të mungonte Edi, ndërsa atmosferën po e shijojnë edhe Fjolla, Alba, Kushtrimi, Sasa, Londrimi, Hygerta, Elijona, Jasmina dhe Klodi.
Nga ana tjetër, “jashtë loje” kanë mbetur pjesa tjetër e shtëpisë. Bia, Toney, Benita, Labi, Labinoti dhe banorë të tjerë nuk janë parë në oborr, duke qëndruar brenda shtëpisë ndërsa jashtë po festohet.
Përveç ndarjes së banorëve, momenti kulminant i mbrëmjes ishte surpriza e Edit.
Mes shumë dhuratave që Dolce mori, ajo e Edit ishte qershia mbi tortë. Në emër të tij, për ditëlindjen e partneres, kanë ardhur një varëse dhe një unazë diamanti.
Një gjest romantik që duket se po konfirmon që lidhja mes tyre po forcohet dita-ditës.
View this post on Instagram
