Pas intervistës së bujshme të ish-bashkëshortit të saj, Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se ka dhënë një përgjigje publike përmes “kodit” të muzikës.
Deklaratat e fundit të aktorit, i cili u shpreh se “e shkuara ka vdekur” dhe “i dhash dorën dhe bukën”, u interpretuan gjerësisht në rrjet si mesazhe të koduara drejtuar këngëtares.
Në kundërpërgjigje, Xhensila ka zgjedhur të rishpërndajë në “Instagram” një video specifike nga koncertet e saj, ku mes qindra postimeve të mundshme, ka veçuar momentin kur këndon vargjet: “Xhelozon, mashtrues ti je”.
Ky postim ka rihapur menjëherë diskutimet mes fansave, të cilët e shohin zgjedhjen e këtyre vargjeve si një replikë të drejtpërdrejtë ndaj akuzave të tërthorta për të shkuarën e tyre të përbashkët.
