Një festë ditëlindjeje në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4” është kthyer në një arenë ofendimesh të rënda, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të familjes së banorit Edi Kuçi.
Gjatë festës së organizuar për banoren Dolce, atmosfera është tensionuar ndjeshëm kur Fjolla Morina ka shpërthyer në ofendime ndaj Edit, duke e etiketuar atë me fjalor banal si “bir k*rve”.
Pas këtij episodi, familja Kuçi ka publikuar një reagim zyrtar, duke e dënuar sjelljen e Morinës si “gjuhë fyese dhe thellësisht denigruese” dhe duke i cilësuar shprehjet e saj si të papranueshme.
Në deklaratë theksohet se Edi zgjodhi të ruajë vetëkontrollin për të mos përshkallëzuar situatën, një veprim që familja e cilëson si akt dinjiteti dhe jo pranim të fyerjes.
Familja i ka bërë thirrje publike “Vëllait të Madh”, duke kërkuar që ky rast të trajtohet me seriozitet.
“Kërkojmë që produksioni të marrë masa të përshtatshme, në përputhje me rregulloren e formatit, për të garantuar respektin, barazinë dhe dinjitetin e të gjithë banorëve,” thuhet në letrën e tyre publike.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa disiplinore ndaj Fjolla Morinës në spektaklin e radhës pas këtij presioni publik.
