Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” pritet të vijë me një sërë ndryshimesh dhe risi, të cilat po zbulohen gradualisht vetëm pak ditë para startit zyrtar të spektaklit.
Krahas formatit dhe dinamikave të reja, duket se është mbyllur edhe një tjetër pikë kyçe: moderimi i “Big Brother VIP Fan Club” çdo fundjavë.
Sipas Vip Magazine, drejtimin e Fan Club-it do ta marrë Kiara Tito. Burime pranë produksionit bëjnë me dije se zgjedhja e saj lidhet me eksperiencën televizive, por edhe me raportin e fortë që ajo ka ndërtuar me audiencën e “Big Brother VIP”.
Më herët, në media dhe rrjete sociale u përfolën edhe emra të tjerë për këtë rol, mes tyre Sara Gjordeni dhe Egli Tako.
Megjithatë, të dyja moderatorët reaguan publikisht, duke mohuar çdo përfshirje në projektin e Fan Club-it, çka hapi rrugën për konfirmimin e Kiares.
Kjo nuk është hera e parë që Kiara Tiro drejton një klub fansash. Ajo ka qenë më herët në krye të “Dancing With the Stars Fan Club” në ekranin e Top Channel, një eksperiencë që duket se ka ndikuar edhe në këtë angazhim të ri.
Ndërkohë, paralelisht me “Big Brother VIP Fan Club”, Kiara do të vijojë edhe angazhimin e saj në “Portokalli”, ku moderon krah Nevina Shtyllës dhe Salsano Rrapit.
