Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” i është bashkuar së fundmi një banore e re, ish-konkurrentja e njohur e “Përputhen”, Jasmin Kadriu.
28-vjeçarja, e cila njihet nga publiku për natyrën e saj pa filtra, ka deklaruar se pjesëmarrja në këtë format lidhet me një kauzë apo arsye të veçantë, detajet e së cilës pritet t’i zbulojë gjatë rrugëtimit të saj.
Hyrja e saj në spektakël ishte e vrullshme dhe krijoi menjëherë situata të tensionuara. Momenti që ra më shumë në sy ishte qëndrimi i ftohtë ndaj banores Alba, të cilën Jasmina refuzoi ta përshëndeste apo t’i jepte dorën, duke krijuar distancë që në minutat e para.
Ky veprim demonstrativ ka trazuar menjëherë dinamikat e shtëpisë, duke paralajmëruar përplasje të forta dhe duke ngjallur diskutime të shumta te shikuesit për raportin mes dy vajzave.
