Rrëfimi i Sasës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” lidhur me betejën e saj shëndetësore, është shoqëruar me një gjest kuptimplotë në rrjetet e saj sociale.
Banorja zbuloi gjatë spektaklit se vuan nga një sëmundje jashtëzakonisht e rrallë, që prek vetëm 16 persona në mbarë botën, duke treguar se kjo sfidë ka lënë gjurmë në trupin e saj.
Menjëherë pas këtij rrëfimi, ndërkohë që ajo ndodhet e izoluar në shtëpi, stafi që menaxhon profilin e saj ka publikuar një set fotografik që Sasa kishte realizuar para hyrjes në format.
Në këto imazhe, ajo shfaqet duke ekspozuar me guxim trupin dhe shenjat e operacionit, duke thyer çdo barrierë pasigurie.

Postimi përcillte mesazhin që ajo kishte lënë gati për këtë moment: një thirrje për forcë dhe vetëdashuri, duke inkurajuar çdo grua që të dojë veten pavarësisht vështirësive fizike apo emocionale:
“Sot po mesoj te dua veten keshtu sic jam dhe bashke me kete shpresoj te ngjalle nje drite vetebesimi e vetedashurie te secili qe ne nje menyre ose tjeter ka perjetuar gjerat qe kam perjetuar edhe une. E juaja, me e vertete se asnjehere tjeter, Sasa”.
