Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira, ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi është shfaqur papritur nën kujdesin mjekësor.
E njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, Einxhel, e cila aktualisht i është përkushtuar mëmësisë dhe jeton mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka ndarë momentet e vështira përmes rrjeteve sociale.
Në pamjet e publikuara nga Spitali Amerikan në Prishtinë, ajo shfaqet e shtrirë duke marrë serum pas një dëmtimi fizik.
Me nota humori, moderatorja kujtoi thyerjen e krahut gjatë kohës së reality show-t, duke u shprehur se këtë herë po e “kompenson” situatën me një thyerje në këmbë. Pranë saj në këto momente ndodhet edhe partneri, DJ Dagz, për t’i ofruar mbështetje.

Pavarësisht situatës shëndetësore, Einxhel e ka trajtuar ngjarjen me pozitivitet, ndërsa mbetet e fokusuar te familja e saj larg ekranit për momentin.
