Këngëtari Labinot Rexha, një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni në “Big Brother VIP Kosova”, ka folur hapur rreth raporteve të tij me ndërhyrjet estetike.
Gjatë një diskutimi, ai pranoi pa hezitim se ka kryer mbushje në buzë, por theksoi me bindje se nuk ka prekur asnjë pjesë tjetër të fytyrës apo trupit.
Megjithatë, deklarata e tij është vënë në dyshim nga një video që po qarkullon masivisht në TikTok.

Pamjet virale analizojnë tiparet e këngëtarit, duke sugjeruar se ai mund të ketë realizuar edhe ndërhyrje të tjera në fytyrë, ndryshe nga sa pretendoi brenda shtëpisë.
Ky detaj ka nxitur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë nisur krahasimet mes deklaratës së tij dhe pamjeve të publikuara.
