Kemi një tjetër çift në BBVK, dyshja shkëmbejnë puthjen e parë (Video)

Marrëdhënia mes dy konkurrentëve të “Big Brother VIP Kosova”, Toney dhe Benita, ka shënuar një zhvillim të ri mbrëmjen e djeshme, duke kaluar nga afrimiteti fizik në një tentativë për romancë.

Prej disa ditësh, dyshja është parë pothuajse gjatë gjithë kohës bashkë dhe të përqafuar, duke krijuar përshtypjen e një çifti të ri në formim, ndonëse deri më tani kishte munguar puthja.

Gjatë një momenti intim, Toney ka guxuar duke i “vjedhur” një puthje të shkurtër banores.

“Kur të thotë dikush ‘ndalu’, duhet të ndalesh”, ia ktheu Benita me humor.