Merret vendimi/ Ja me sa vite burg u dënua vrasësi i Martin Canit

Gjykata ka shpallur sot vendimin përfundimtar për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, një ngjarje që tronditi thellë opinionin publik.

Mario Përlleshaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me 16 vite heqje lirie.

Ky vendim vjen pas shqyrtimit të provave lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli”, ku pas një konflikti mes adoleshentësh, futbollisti i ri humbi jetën nga plagët e marra me thikë.

Dënimi prej 16 vitesh mbyll kështu procesin gjyqësor për një nga krimet më të komentuara dhe të dhimbshme të kohëve të fundit.