Momenti kur banorët e Grande Fratello njoftohen për largimin e Dolces, letra e fundit dhe reagimi i tyre (Video)

Aventurës së Dolces në “Grande Fratello” i ka ardhur fundi, por jo pa lënë gjurmë emocionale tek banorët italianë.

Pas largimit nga shtëpia, një letër e lënë prej saj është lexuar në tavolinë, duke përlotur dhe emocionuar konkurrentët.

Në mesazhin e saj të lamtumirës, Dolce shkruante: Ka ardhur momenti te le shtepine e Grande Fratello. Per mua ishte nje eksperience unike qe do ta mbaj perhere ne zemer. Ju falenderoj te gjitheve qe me mirepritet, e doja te thoja qe kurre, por kurre nuk duhet te hiqni dore nga endrrat vetem sepse personat qe njihni nuk ju mbeshtesin. Bota eshte plot me njerez qe nuk i njihni, qe ju duan dhe mbeshtesin suksesin tuaj. Donatella, Omer, Giulia, faleminderit qe me keni dedikuar kohen tuaj. Ju presin gjera kaq te bukura! Ju perqafoj fort! Dolce
Dashuri ”.

Ndërkohë që të gjithë banorët duartrokisnin dhe thërrisnin “Ciao Dolce”, vëmendjen e mori reagimi i Domenicos.

Djali, me të cilin Dolce pati momente afrimiteti dhe kërcime sensuale, u pa mjaft serioz dhe i heshtur gjatë leximit të letrës, duke e përshëndetur atë me zë të ulët, çka tregon se largimi i saj e ka prekur më shumë se të tjerët.