Një moment tensioni ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi Vëllai i Madh ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë zërat që po qarkullojnë jashtë.
Elijona Binakaj ka marrë një “zarf të kuq”, ku i kërkohej llogari lidhur me lajmet e bujshme në portale për një periudhë të së shkuarës së saj, ku përmendej policia gjermane.
E prekur dhe dukshëm e emocionuar, banorja ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dikujt që ndodhet me të në garë: “Një njeri shumë i ligë këtu brenda ka gjuajtur me fjalë, ka prek të kaluarën time dhe ka dhënë informata jo të sakta.”
Për të shuar dyshimet, Elijona sqaroi se ngjarja ka të bëjë me vendimin e saj për t’u larguar nga familja kujdestare gjermane për t’u bashkuar me familjen e saj të vërtetë, një veprim për të cilin u shpreh se ndihet shumë krenare.
