Olta Gixhari ‘shkund’ Milaim Zekën në telefonatë live

Një telefonatë që ishte menduar si një sfidë humori është kthyer në një përballje të sikletshme për Milaim Zekën në emisionin “UëTëFë Show”.

Gazetari u bë pjesë e rubrikës “Caliente”, ku duhej të telefononte Olta Gixharin për ta përshëndetur, pas deklaratave të tij të mëparshme ku aludonte se ajo e kishte kërcënuar dhe kishte ndikuar në largimin e tij nga Big Brother VIP Kosova.

Sapo hapi telefonin, aktorja nuk humbi kohë me mirësjellje por i kërkoi llogari drejtpërdrejt: “Pse del me ato deklarata… kush të ka kërcënuar ty?”.

I zënë ngushtë dhe duke qeshur, Milaimi u tërhoq nga pretendimet e tij duke i thënë “s’më ke kërcënuar” dhe duke e informuar se ishin live për t’i uruar suksese.

Biseda u mbyll shkurt nga Olta me frazën thumbuese “me mend në kokë”, duke lënë të kuptohet se akuzat e ngritura më parë nga Zeka mund të kenë qenë thjesht ekzagjerime mediatike.