E papritur! Një çift i ri në “Big Brother VIP Kosova”?

Një moment surprizues ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku protagonistë kanë qenë Toney dhe Benita.

Pas dinamikave të shumta dhe debateve lidhur me pëlqimet e tij të mëparshme, vëmendja e Toney-t duket se është zhvendosur papritur drejt Benitës.

Në pamjet virale, Toney shihet teksa i afrohet Benitës dhe e puth atë në faqe në mënyrë të befasishme.

Reagimi i banores ishte i menjëhershëm: ajo e shtyu duke qeshur dhe u largua me vrap, ndërsa banorët e tjerë të pranishëm shpërthyen në brohoritje dhe të qeshura duke e duartrokitur veprimin e guximshëm të djalit.

Ky afrimitet i papritur ka ngjallur kuriozitet nëse bëhet fjalë thjesht për një shaka mes banorëve apo nëse po lind një romancë e re në horizont.