E FRIKSHME/ Gruaja u kthye papritur në shtëpi, burri nxjerr të dashurën në dritaren e katit të 10 (VIDEO)

Një video ku një grua shfaqet në dritaren e katit të 10 të një ndërtese është bërë shumë virale në rrjet. I dashuri i saj e nxori atë jashtë pasi bashkëshortja e tij u kthye papritur në shtëpi.

Video tmerruese tregon gruan e veshur me të bardha që del nga një dritare e katit të 10, gjoja për t’i shpëtuar gruas së të dashurit të saj.

Ndërkohë një burrë pa bluzë i flet gruas përmes dritares dhe më pas zhduket. Duke mbajtur telefonin e saj, ajo fillon zbritjen e rrezikshme në katin poshtë. Ajo duket se rrëshqet poshtë një tubi uji deri në dritaren e një fqinji, të cilën e godet për ndihmë.

Sipas raporteve lokale, një burrë që po tradhtonte gruan e tij, u tmerrua kur e shoqja u kthye në shtëpi më herët. Si pasojë, ai u detyrua që të nxirrte të dashurën në ballkon që ajo të mos e gjente.

Por këto pamje janë përhapur me shpejtësi në mediat sociale kineze, duke tërhequr interes të madh dhe duke shkaktuar spekulime.