Arrestohet gruaja që kreu marrëdhënie me 1000 meshkuj brenda 24 orëve

Modelja Bonnie Blue, emri i vërtetë i së cilës është Tia Billinger, është arrestuar nga autoritetet indoneziane në ishullin e Balit, nën dyshimin për shkelje të ligjeve të rrepta të antipornografisë.

26-vjeçarja u bë kryefjalë e mediave botërore pak kohë më parë pas deklaratës së saj të bujshme për një sfidë ku kreu marrëdhënie me rreth 1000 persona brenda 24 orëve.

Arrestimi ndodhi të premten pas një bastisjeje në një studio në zonën e Badungut, ku policia sekuestroi kamera, pajisje elektronike, medikamente si Viagra, kostume të ndryshme dhe një furgon që përdorej për turin e saj.

Së bashku me të u ndaluan edhe 14 shtetas australianë, të cilët më pas u lanë të lirë, ndërsa Bonnie dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë mbeten nën hetim.

Aktualisht, autoritetet i kanë bllokuar pasaportën, ndërsa pritet të zbardhet nëse ajo do të përballet me proces gjyqësor në Indonezi apo do të deportohet drejt Britanisë.