Gazetari Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë duke zbuluar emrat e personazheve publike që kanë kryer vizita në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Në një intervistë për “Radar.al”, ai diskutoi rreth listës së njerëzve të njohur që hyjnë për vizita në burgje, duke përmendur specifikisht moderatoren Grida Duma.
Sipas Tozajt, Duma ka vizituar partnerin e saj, Ervin Salianjin. “Ka qenë dhe është i dashuri, bashkëjetuesi i Grida Dumës… Ajo ka vajtur ka bërë vizitë se ka takuar njeriun e saj,” u shpreh ai, duke shtuar se shpesh publiku e keqkupton këtë raport.
Përveç saj, ai përmendi edhe Efin e Big Brother si një tjetër personazh që ka pasur familjarë brenda.
Kjo deklaratë e gazetarit synon të sqarojë natyrën personale të këtyre vizitave, duke i vendosur ato në kontekstin e marrëdhënieve familjare apo sentimentale të personazheve.
