Pas zbulimit ekskluziv nga “Loki Magazine” se spektakli i shumëpritur do të startojë më 20 dhjetor, detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me sezonin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.
Burime pranë produksionit bëjnë me dije se shtëpia do të vijë totalisht e transformuar, me një konceptim të ri që pritet t’u vështirësojë lojën banorëve dhe të sfidojë krijimin e grupeve.
Gjithashtu, parashikohen ndryshime në strukturën e formatit, detajet e të cilave pritet të zbulohen në ditët në vijim.
Një tjetër risi që përflitet është reduktimi i numrit të konkurrentëve në 14, ndonëse kjo mbetet ende e pakonfirmuar. Megjithatë, “asi nën mëngë” i produksionit duket se është një personazh misterioz, i cili ka qëndruar gjatë larg vëmendjes publike dhe konsiderohet si “çelësi i suksesit” për të krijuar dinamika të forta këtë sezon.
Ndërsa emrat e opinionistëve mbeten enigmë, moderimi pritet t’i besohet sërish Ledion Liços, pas suksesit në dy edicionet e kaluara.
