“E mbyti me litar”, nëna vret vajzën me aftësi të kufizuara dhe i jep fund jetës

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur zonën e Corleones në Palermo, ku një nënë e moshuar ka vrarë vajzën e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

E moshuara kishte mbetur e vetme duke u kujdesur për të bijën pas vdekjes së bashkëshortit tetë muaj më parë, një situatë që duket se ka rënduar gjendjen emocionale në shtëpi.

Sipas hetimeve të karabinierëve, 78-vjeçarja i ka marrë jetën vajzës së saj 47-vjeçare me aftësi të kufizuara duke e mbytur me litar, përpara se t’i jepte fund edhe jetës së saj.

Ngjarja makabre u zbulua nga një fqinj, i cili dha menjëherë alarmin.

Kryebashkiaku Walter Rà u shpreh i shokuar për këtë humbje të dyfishtë, duke theksuar se familja njihej për mirësinë e saj nga i gjithë komuniteti.