Merr këtë vendim familja e 15-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari

Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 15-vjeçari Erion Boba, shtëpia ku banonte familja e tij në zonën e ish-Kënetës në Durrës ka mbetur e shkretë.

Familja Boba ishte shpërngulur vite më parë nga Bulqiza drejt qytetit bregdetar me shpresën për një jetë më të mirë dhe për shkollimin e tre fëmijëve të tyre.

Sipas raportimeve të fundit, banesa ku ata jetonin me qira qëndron e mbyllur dhe asnjë familjar nuk është kthyer aty pas ngjarjes së rëndë të 25 nëntorit.

Mësohet se trupi i të riut, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij, në Bulqizë.

Kjo humbje e rëndë ka shërbyer si një këmbanë alarmi për institucionet dhe shoqërinë, duke theksuar nevojën urgjente për parandalimin e dhunës mes të miturve.