Aktori i njohur i humorit dhe një prej mbështetësve të flakët të së djathtës shqiptare, Jul Deda është fotografuar pasditen e kësaj të premte pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ka qenë vetë Juli ai i cili ka postuar këtë foto para Strukturës së Posaçme, duke shkaktuar kështu “zhurmë” në rrjetet sociale.
“Une vi sa here te doni, por i keni ra gabim. S’keni çfare me beni…!”, shkruan aktori krah fotove, ndërkohë që nuk dihen nëse kjo “vizitë” e Dedës në Prokurori ka qenë me ftesë të tyre, apo mos ndoshta është pjesë e një prej shakave dhe komedive të radhës së aktorit.
Se për çfarë bëhet fjalë, dhe çfarë qëndron pas këtyre fotove, mbetet të zbulohet në vijim
