“Të mjerët ju”- Postimi i Ahmed Kalasë për Shpat Kasapin, shpërthejnë kritikat

Postimi i fundit i imamit Ahmed Kalaja, i cili kishte për qëllim të sqaronte se kush i mbuloi shpenzimet për sjelljen e trupit të Shpat Kasapit, është kthyer në një ‘boomerang’ për të.

Ndonëse hoxha theksoi se kontributi financiar erdhi nga Mariglen Shehaj dhe jo nga figurat e tjera publike të lakuara në media, forma e zgjedhur për ta komunikuar këtë ka ngjallur reagime të ashpra te besimtarët dhe qytetarët.

Ndjekës të shumtë kanë vërshuar në komente duke e kritikuar publikimin e fotos dhe detajeve të bamirësisë, duke i kujtuar parimet fetare.

“Nuk bëhet bamirësia për të dalë në internet dhe m’u lavdëru,” shkruan një komentues, ndërsa të tjerë e akuzojnë se me këto veprime po e “modernizojnë fenë” në mënyrë të gabuar.

“Tani nuk bëhet më bamirësi në fshehtësi… të mjerët ju se si do dilni para Allahut,” ishin disa nga fjalët e rënda drejtuar imamit.