Reagon ish-e dashura e Klodit pas ‘romacës’ së përfolur mes tij dhe Londrimit, ja ç’ka për të thënë

Michelle, ish-partnerja e Klodian Mihajt, ka tërhequr vëmendjen e rrjetit me një reagim thumbues lidhur me rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Kosova”.

E ndjerë më e qetë tani që ish-i dashuri është nën vëzhgimin e kamerave 24 orë, ajo ka zgjedhur të ironizojë situatat e krijuara brenda shtëpisë dhe aludimet e fundit.

Në një postim ku shfaqet duke ngritur një gotë, Michelle u shpreh se nuk shqetësohet më për veprimet e tij me vajzat.

Me dozë humori, ajo theksoi se të vetmet raste kur ndjekësit e etiketonin, ishin momentet kur krijoheshin “lidhje imagjinare” mes Klodit dhe banorëve të tjerë meshkuj, duke iu përgjigjur kështu indirekt komenteve për afrimitetin e tij me Londrimin.

Ky postim dëshmon se për të, transparenca e formatit është një çlirim nga pasiguritë e së kaluarës, duke e marrë situatën me sportivitet.