Heidi Baci ka bërë një deklaratë të sinqertë dhe me nota ironie lidhur me jetën e saj sentimentale në emisionin “Wake Up”.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, e cila ishte protagoniste e një romance shumë të përfolur me aktorin Romeo Veshaj, i dha fund lidhjes pak muaj pas daljes nga shtëpia, një ndarje që ndodhi në heshtje por me shumë bujë mediatike.
Tashmë në krah të Blendi Salajt, Heidi u shpreh se ka ndryshuar qasje dhe ka hequr dorë nga dhënia e opinioneve për çështjet e zemrës.
“Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur. Ndonjë herë njerëzit duhet të gabojnë, që pastaj të mësojnë,” tha ajo, duke iu referuar indirekt përvojës së saj personale.
Kjo deklaratë tregon pjekurinë e saj për të pranuar me sportivitet gabimet e së shkuarës, duke i parë ato si një proces të nevojshëm mësimi.
