Dolce shkëmben puthje me banorin në “Grande Fratello”?! Zbulohet e vërteta

Po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale shumë video dhe diskutime rreth Dolce-s, banorja e “Big Brother VIP Kosova”, e cila për shkak të një bashkëpunimi mes formatit kosovar dhe atij italian, ka udhëtuar për një javë drejt “Grande Fratello”-s.

Në fillim, produksioni i BBVK ua komunikoi banorëve se Dolce ishte larguar për një çështje familjare dhe nuk dha detaje të tjera, duke i lënë të gjithë të habitur, sidomos Edin, me të cilin ajo kishte krijuar një romancë brenda shtëpisë.

Vetëm ditën e djeshme, produksioni vendosi t’u tregojë banorëve të vërtetën dhe u transmetoi pamjet e momentit kur Dolce hynte në shtëpinë e “Grande Fratello”-s, si dhe reagimet e banorëve italianë ndaj hyrjes së saj.

Në ato pamje, një nga djemtë e shtëpisë italiane shfaqej duke e vëzhguar Dolcen me interes, gjë që e përfshiu menjëherë Edin në një valë xhelozie.

Ai madje u shpreh se shpresonte që Dolce të mos krijonte lidhje me dikë tjetër atje, sepse “dikush po ja lunte” në momentin e hyrjes së saj.

Kjo xhelozi e Edit, e kombinuar me reagimet e publikut, u bë shkak që në rrjet të nisnin të qarkullonin video të edituara sikur Dolce ishte puthur me konkurrentin brenda formatit italian.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi dhe krijuan konfuzion tek publiku, por shumë shpejt u bë e ditur se ato ishin të krijuara me inteligjencë artificiale dhe nuk përfaqësonin aspak realitetin.

Disa nga komentuesit duket se “ranë pre” e këtij montazhi dhe nisën të komentonin negativisht kundrejt Dolces, ndërsa të tjerë e kuptuan se kishin të bënin me pamje të edituara.