Nuk do ta besohet kush pritet të bëhet banor i “Big Brother VIP Kosova”

Personazhi i njohur televiziv, Lim Hoti, pritet t’i bashkohet kastit të banorëve në “Big Brother VIP Kosova” gjatë spektaklit të kësaj të premteje.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ai është parë së fundmi në ambientet e Klan Kosovës në takime me drejtuesit e programit, Olsa Muhameti dhe Alaudin Hamiti, duke zyrtarizuar kështu pjesëmarrjen e tij.

Limi pritet të sjellë dinamika të forta brenda shtëpisë, duke qenë se është përfolur gjatë për lidhjen me Alba Pollozhanin në “Ferma VIP” dhe raportin me Bia Khalifan.

Përveç natyrës së tij aktive, hyrja e tij pritet të zbulojë edhe detaje mbi një marrëdhënie të fshehtë që ai dyshohet se ka me një tjetër banore aktuale.

Kjo hyrje e re pritet të ndryshojë balancat në lojë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të jetë përballja e tij me vajzat mbrëmjen e së premtes.