I ndodh e papritura babait të Tonit pas komenteve për Bian në BBVK

Hyrja e babait të Tonit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe komentet e tij ndaj Bias kanë shkaktuar një reagim të fortë negativ nga publiku.

Gjatë Prime-it të së hënës, ai i kërkoi të birit të shkëpusë çdo raport me Bian, duke e orientuar drejt Elijonës dhe duke folur në emër të familjes me tone autoritare.

“Familja nuk pranon lidhje apo afërsi me Bian. Nuk je djalë i asaj kategorie,” ishin fjalët që ndezën debatin, të cilave Bia iu përgjigj duke mbrojtur vlerat e saj shpirtërore përtej ekspozimit fizik.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, mijëra komentues kanë kritikuar ashpër qasjen e babait dhe ofendimet ndaj banores, duke e vënë atë në një pozitë të vështirë përballë opinionit publik.

“Duhet menjëherë të kërkojë falje për atë që ka thënë” dhe “T’i vijë turp, është edhe baba”, janë disa nga komentet e ndjekësve.

Ky moment tensioni pritet të ndikojë gjatë në dinamikat e lojës dhe në raportin e Tonit me banorët e tjerë.