Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nikaj-Mërturit në Tropojë, ku familja Qokaj ka humbur dy anëtarë të saj brenda një harku kohor shumë të shkurtër.
Fillimisht ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj ai që u nda nga jeta, një lajm i hidhur që u njoftua nga vetë djali i tij, Besniku, i cili shprehu dhimbjen për humbjen e të atit.
Por pa kaluar ende 24 orë nga kjo humbje, familja u përball me një tjetër tragjedi, pasi edhe vetë Besnik Qokaj ndërroi jetë papritur. Shkak për vdekjen e tij dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak, duke e lënë familjen në një zi të thellë për dy burrat e shtëpisë.

Kjo ngjarje ka shokuar komunitetin lokal dhe ka rikthyer vëmendjen te shtimi i rasteve të vdekjeve të papritura nga zemra, fenomen që po shqetëson gjithnjë e më shumë mjekët dhe specialistët.
