Produksioni i Big Brother VIP Kosova ka njoftuar zyrtarisht se mbrëmjen e sotme, banori Edi do të mësojë përfundimisht vendndodhjen e vërtetë të Dolces.
Ditët e fundit ai ka jetuar mes shpresës dhe paqartësisë, pa e ditur se ish-banorja ndodhet aktualisht në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali, ku ka mohuar edhe lidhjen mes tyre.
Sipas njoftimit të fundit, në orën 20:00 Edi do të përballet me realitetin, një vendim ky i marrë nga produksioni për t’i dhënë fund aludimeve të tij brenda shtëpisë.
Ky moment pritet me interes të lartë nga ndjekësit, për të parë se si do të jetë reagimi i tij pas zbulimit të së vërtetës dhe si do të ndikojë kjo në lojën e tij më tej.
