Londrim Mekaj ka shprehur hapur vlerësimin e tij të lartë për Klodian Mihajn, duke e cilësuar njohjen me të si një fat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Dinamikat në shtëpinë e famshme shpesh sjellin përplasje, por miqësia e krijuar së fundmi mes dy djemve ka spikatur për qetësinë dhe mirëkuptimin që ata shfaqin ndaj njëri-tjetrit.
Gjatë një bisede, Londrimi u shpreh se rrallë ndodh të gjesh dikë me të cilin ke kaq shumë pika të përbashkëta në një format të tillë konkurrues.
“Jam shumë me fat që e kam takuar një person si Klodi këtu. Në Big, me taku një person që ki aq shumë gjëra të përbashkëta, nuk ka gjë më të mirë. Me qenë me një person me nivel të ngjashëm inteligjence, me stil, me gjuhë… është tepër i aftë, i artikuluar dhe di të shprehet,” u shpreh ai.
Gjithashtu edhe momente të tjera në shtëpi mes dy djemve kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Vetëm pak orë më parë, Londrimi dhe Klodi hynë në dush bashkë, duke fërkuar trupat e njëri-tjetrit.
Afrimiteti mes tyre është vënë re menjëherë nga publiku, duke ngritur pyetje nëse kjo lidhje miqësore do t’u shërbejë si avantazh strategjik në rrugëtimin drejt finales.
