Nuk ndalet Dolce në Grande Fratello, bën një tjetër deklaratë të fortë

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka sqaruar përfundimisht statusin e saj sentimental gjatë qëndrimit aktual në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali.

Pas hyrjes së saj që tërhoqi vëmendje në formatin italian, banorët e atjeshëm kanë shfaqur kuriozitet për jetën e saj private dhe dinamikat e krijuara në spektaklin e Kosovës.

E pyetur rreth raporteve të saj, Dolce mohoi kategorikisht të ketë një lidhje dashurie apo diçka serioze. Ajo u shpreh se, ndonëse ka një lloj afërsie me dikë brenda shtëpisë në Prishtinë, nuk ushqen ndjenja romantike, duke theksuar prerë se askush aty nuk është tipi i saj.

“Kam një lloj afërsie me dikë, por jo pëlqim romantik. S’kam dashuri ose lidhje me askënd në BBVK,” tha Dolce.

Kjo deklaratë e drejtpërdrejtë shuan zërat për ndonjë romancë të mundshme në BBVK, duke qartësuar pozicionin e saj karshi banorëve të tjerë.