Këngëtarja Tuna Sejdiu ka mbajtur një fjalim emocional gjatë homazheve për kolegun dhe mikun e saj të fëmijërisë, Shpat Kasapi.
Duke evokuar kujtimet e përbashkëta, ajo tregoi se si të dy nisën rrugëtimin si shokë klase dhe adoleshentë që u përballën me famën, duke çarë rrugën nga Shkupi drejt skenave të mëdha shqiptare.
Në këtë moment reflektimi, Tuna bëri edhe një premtim publik për djalin e Shpatit, Roelin. Ajo deklaroi se nëse një ditë ai vendos t’i futet muzikës, do të jetë mbështetja e tij kryesore, njësoj siç kishin mbështetur njëri-tjetrin me babanë e tij në fillimet e karrierës.
Ky dedikim prekës evidentoi jo vetëm respektin për figurën e Kasapit, por edhe gatishmërinë e kolegëve për të qëndruar pranë familjes së tij në të ardhmen.
