Një lajm i papritur ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjet, duke hedhur dyshime të forta mbi natyrën e vërtetë të raportit mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Klodianit dhe Londrimit.
Afrimiteti i madh fizik mes tyre ka qenë shpesh objekt diskutimi, duke nxitur aludime të shumta rreth orientimit të tyre seksual apo një romance të mundshme, ndonëse djemtë i kanë mohuar vazhdimisht këto zëra.
Sipas raportimeve të fundit të “News7”, pretendohet se dyshja njihet që jashtë shtëpisë dhe mund të kenë pasur një histori të mëparshme, duke e përdorur afrimitetin brenda si strategji loje.
Këto dyshime janë ushqyer nga skena intime, si dushet e përbashkëta apo batutat virale të Londrimit për një “puthje zyrtare”.
Megjithatë, deri më tani këto mbeten vetëm spekulime të paverifikuara, ndërsa vëmendja mbetet te zhvillimi i marrëdhënies së tyre në ditët në vijim.
