Detektivja private zbulon shifrat tronditëse, ja sa përqind e çifteve tradhtojnë në Shqipëri

Detektivja private Shkenda Lili, e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me nivelin e tradhtisë bashkëshortore në Shqipëri.

Gjatë bisedës me moderatorin Ronaldo Sharka, ajo u ndal te fenomenet që ndesh më shpesh gjatë punës së saj në terren, duke zbuluar detaje mbi dinamikat e çifteve sot.

Kur u pyet për statistikat, Lili theksoi se numri i personave që mbajnë lidhje të dyfishta është mjaft i lartë, duke pohuar se shifra e kalon 50%-shin e të martuarve.

Ajo shtoi se ky realitet është tashmë i faktuar nga përvoja e saj e përditshme, duke e konsideruar si diçka të zakonshme në Tiranë, pavarësisht reagimit të habitur të moderatorit.

Kjo deklaratë ka hapur diskutime mbi qëndrueshmërinë e martesave dhe ndryshimin e raporteve në çift në shoqërinë e sotme shqiptare.