Zyrtarisht, ja kush do ta shoqërojë Blendi Salajn në “Wake Up”

Programi i mëngjesit “Wake Up” ka bërë ndryshimin e tij më të rëndësishëm, duke konfirmuar se Heidi Baci, një prej figurave më të komentuara, është moderatorja e re që do të shoqërojë Blendi Salajn.

Ky ndryshim vjen pas largimit të bujshëm të ish-moderatoreve Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi. Të dyja u larguan nga emisioni pas përshkallëzimit të debateve mes tyre, të cilat u raportuan se degraduan deri në përplasje fizike, ndonëse ato kurrë nuk e pranuan konfliktin publikisht.

Tashmë, Heidi do të jetë pjesë e përditshme e programit.

Fotoja e publikuar nga studioja tregon Blendi Salajn të entuziazmuar dhe Heidin të buzëqeshur, një atmosferë që shënon zyrtarisht fillimin e një dysheje të re.