Njëjtë si Rudina Magjistari/ Arbana Osmani bëhet virale me gafën që bëri në emision

Në një episod të fundit të emisionit të saj “Mirëmbrëma Yje”, Arbana Osmani kishte të ftuar moderatorin Besim Dina.

Gjatë intervistës, kur po flitej për jetën dhe historinë e tij personale, Arbana e pyeti se kush ia kishte vendosur emrin.

Përgjigjja e Dines ishte e thjeshtë: “Ma ka vendosur vëllai.”

Por pyetja e rradhës nga Arbana bëri që momenti të kthehej në një gafe të vogël dhe shumë të komentuar në rrjetet sociale: “Vëllai është më i madh se ti?”

Ky moment u bë menjëherë viral, duke nxitur shumë komente dhe meme nga shikuesit e emisionit.

Fansat dhe ndjekësit e mediave sociale nuk i kursyen komentet dhe shpërndanë gjerësisht videon e pyetjes, duke e kthyer në një nga momentet më të përfolura të emisionit.

Jo vetëm Arbana Osmani ka pasur raste të tilla, një gafe e njëjtë ka ndodhur më parë edhe me moderatoren Rudina Magjistari, e cila gjithashtu ishte bërë shumë e njohur në rrjet për këtë lloj momenti humoristik.

Ky episod tregon se edhe moderatorët më me përvojë mund të kenë momente “gafash”, që shpesh bëhen viral në media.