Ndodh në BBVK/ Babai i Tonit hyn në spektakël dhe ia ndalon rreptësisht lidhjen me këtë vajzë

Vizita familjare në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4” solli një mesazh të fortë dhe të papritur, që pritet të ndikojë thellë në strategjinë e njërit prej banorëve.

Babai i Toneyt, Ekremi, e vizitoi djalin e tij sonte dhe pati një mesazh të qartë dhe të prerë lidhur me marrëdhëniet që po krijon brenda.

Ai i ndaloi rreptësisht një lidhje të mundshme me banoren Bia Khalifa.

“Ne nuk pranojmë lidhje me Bian. Ti nuk je i asaj kategorie”, u shpreh babai i Toneyt.

Në vend të saj, ai i dha një sugjerim konkret, duke i kërkuar Toneyt t’i afrohej banores tjetër, Elijonës, ndërsa theksoi se “në dashni moshë nuk ka”.

Megjithatë, kjo e fundit u shpreh se nuk ka aspak pëlqim për Toneyn.