Shtëpia e BBVK e ‘mbytur’ nga rrëmuja dhe papastërtia, Alaudin Hamiti kritikon banorët (Foto)

Prezantuesi i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve orët e fundit, jo për dinamikat e lojës apo debatet e forta, por për gjendjen kaotike vizuale të shtëpisë.

Ndërkohë që banorët janë të fokusuar te strategjitë, duket se higjiena dhe rregulli janë lënë totalisht pas dore, me rroba dhe sende personale të hedhura kudo nëpër dhoma. Kjo situatë nuk i ka shpëtuar syrit të moderatorit.

Përmes një postimi në “Instastory”, Hamiti ka ndarë një moment ku shihen banorët Benita, Bia dhe Toney të rrethuar nga rrëmuja mbi divane.

Ai nuk e ka kursyer ironinë ndaj tyre, duke pyetur publikisht: “E pastrojnë këta nojherë këtë shtëpi a jo?”, shoqëruar me emoji që shprehin habi dhe siklet.

Ky koment i moderatorit është bërë menjëherë viral, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët shpeshherë kanë kritikuar mungesën e rregullit nga ana e konkurrentëve të këtij edicioni.