Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë “Pallatit me Shigeta”, në afërsi të kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.
Në aksident është përfshirë urbani, një furgon si dhe një vajzë me biçikletë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Vox News, vajza shihet duke kaluar rrugën, ndërsa urbani e përplas, në tentativë për të shmangur tragjedinë.
Nuk ka ende një raportim të saktë pér gjendjen e vajzës apo personave të tjerë të përfshirë.
