I akuzoi se bënë dasmë luksoze me para të vjedhura nga fondet publike/ Cindy Marina i kundërpërgjigjet kështu Eva Muratit: “Asnjë hakmarrje, sepse…”

Dasma e shumëpërfolur në Romë mes prezantueses Cindy Marina dhe Genar Topallit, djalit të Jozefina Topallit, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.

Ceremonia luksoze, e mbushur me personalitete të politikës dhe ekranit, ka ndezur reagime të shumta nga publiku.

Ndër komentet më të diskutuara ishte ai i moderatores sportive Eva Murati, e cila në të kaluarën ka qenë në një lidhje me Genar Topallin.

Një video e saj në TikTok u interpretua nga ndjekës të ndryshëm si një reagim i tërthortë ndaj dasmës.

“Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur…”, shkroi një komentues, duke nënkuptuar se videoja i referohej ngjarjes së bujshme.

Murati iu përgjigj komentit me tone të forta, duke theksuar:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Ndërkohë, Cindy Marina duket se ka zgjedhur një mënyrë më të qetë për të reaguar.

Ajo publikoi në TikTok një video nga nata e dasmës, ku shfaqet duke kërcyer me fustanin e saj të bardhë të shkurtër dhe me pamjen e përgatitur për eventin.

Teksti i shkruar mbi video: “Asnjë hakmarrje, sepse unë dukesha kështu në ditën e dasmës time.”

Kjo u perceptua nga shumë ndjekës si një përgjigje elegante ndaj zhurmës mediatike dhe çdo aludimi të bërë rreth saj.

Me këtë postim, Cindy Marina dukej se dëshironte të përqendronte vëmendjen tek gëzimi dhe dita e saj e veçantë, duke lënë pas komentet e jashtme dhe debatet që lindën pas dasmës.