Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova 4” ka dhuruar një nga momentet më dramatike dhe emocionuese të këtij edicioni, duke vënë në provë të fortë ndjenjat e çiftit më të ri, Edi dhe Dolce.
Gjithçka nisi me një skenar të mirëmenduar nga “Vëllai i Madh”. Moderatori Alaudin Hamiti njoftoi banorët se Dolce duhet të linte urgjentisht shtëpinë për shkak të një “situate të pambyllur” jashtë, duke krijuar një atmosferë paniku dhe trishtimi.
Dolce, e cila ishte pjesë e lojës, konfirmoi se duhej të largohej, duke çuar në një ndarje të dhimbshme.
Vëmendjen maksimale e mori reagimi i Eduard Kuçit. Mes përqafimeve dhe puthjeve të fundit, ai shpërtheu në lot, ndërsa Dolce i fshinte sytë duke i thënë “Të dua” dhe “Bëhu i fortë”.
Pasi ajo doli, Edi u shfaq i rrënuar emocionalisht, duke deklaruar: “Edhe pse janë bërë 11 ditë, këtu duken si 110 ditë… Nuk është burrni mos me qajt.” Ai mbrojti ndjenjat e tij duke theksuar se lotët ishin realë dhe jo strategji loje. Këto pamje iu treguan edhe Dolces.
Por, lotët u kthyen në festë në studio. Pasi ajo mbërriti, Alaudini i zbuloi Dolces (dhe publikut) se ajo nuk ishte eliminuar, por ishte përzgjedhur për misionin historik: Të shkojë në “Grande Fratello” në Itali.
Në ekran u shfaq moderatori italian Alfonso Signorini duke njoftuar banorët e tij për ardhjen e shqiptares.
Dolce, e entuziazmuar, do të niset të dielën për në Romë dhe do të hyjë në shtëpinë italiane gjatë spektaklit të së hënës.
