Para dhe pas/ Erik Fullani ndan me ndjekësit transformin drastik në pamje

Erik Fullani ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një video motivuese ku tregon ndryshimin e madh fizik që ka arritur pas shumë përkushtimi.

Ai rikthen një imazh të vjetër të vetes me peshë më të madhe, duke shoqëruar videon me një mesazh kundër paragjykimeve për pamjen fizike.

Më pas shfaqet në formën e tij të sotme, duke treguar rezultatet e punës së palodhur në fitnes dhe duke shpresuar të motivojë ndjekësit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erik Fullani (@erik_a_fullani)

Ndërkohë, emri i tij po qarkullon gjerësisht si një ndër kandidatët e mundshëm për “Big Brother VIP Albania 5”.

Ky transformim dhe rritja e interesit publik po ushqejnë edhe më shumë zërat për pjesëmarrjen e tij në reality show, duke pritur të shihet nëse ai do të bëhet pjesë e edicionit të ri.