Në nder të Shpat Kasapit, Joz Marku bën veprimin e papritur në koncertin e tij

Në koncertin e djeshëm në një club të njohur, Joz Marku solli një moment të ndjerë për publikun.

Gjatë performancës, ai vendosi të këndojë një nga këngët e Shpat Kasapit, “Kush të ndau prej meje”, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.

Gesti i tij u prit me duartrokitje dhe emocion nga të pranishmit, të cilët e vlerësuan këtë mënyrë të thjeshtë, por domethënëse, për të nderuar këngëtarin e ndjerë.

Performanca krijoi një atmosferë respekti dhe kujtese për Shpat Kasapin, një emër që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

Ky moment u konsiderua nga publiku si një homazh i bukur dhe i sinqertë për artistin që u nda papritur nga jeta.