Largimi i papritur i Dolces nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” ka lënë një boshllëk të madh, duke ndikuar rëndë gjendjen emocionale të partnerit të saj në lojë, Edit.
Ndërkohë që banorët mendojnë se ajo doli për një urgjencë familjare (kur në fakt është nisur drejt “Grande Fratello” në Itali), Edi po e përjeton me vështirësi mungesën e saj.
Së fundmi, ai është parë në zonën e lavanderisë, i veçuar dhe i përlotur.
Në një moment dobësie emocionale, Edi ka marrë një laps (që dyshohet të jetë grimi) dhe ka shkruar një dedikim prekës për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën: “Më mungon shumë. Pritëm jashtë”.
Ky gjest romantik dhe i dëshpëruar ka prekur ndjekësit, të cilët e dinë të vërtetën e misionit të Dolces, ndërsa Edi vazhdon të vuajë mungesën e saj pa ditur se ajo së shpejti do të shfaqet në ekranet italiane.
