Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ishte sot në Vlorë, ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit, ku shkoi për të festuar Ditën e Pavarësisë.
Në një moment duket se Noka u bë lëmsh dhe deklaroi se “flamuri u ngrit në Vlorë nga Skëndërbeu” dhe jo nga Ismail Qemali, siç na ka mësuar historia ndër breza.
“PD në këtë ditë të shenjtë për kombin, uron gëzuar këtë ditë të madhe çdo shqiptari. Është 28 nëntori dita kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Vlorë…kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Krujë. Është dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe është dita kur u çlirua Shqipëria”, tha Noka.
Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjet.
