Dolce çmend italianët me lëvizjet e fundit para nisjes drejt “Grande Fratello” (Video)

Sonte në mbrëmje pritet të ndodhë shkëmbimi historik mes “Big Brother VIP Kosova” dhe “Grande Fratello”, ku banorja Dolce do të udhëtojë drejt Italisë për të qëndruar disa ditë në shtëpinë e famshme.

Edhe pse as ajo dhe as banorët e tjerë nuk e dinë ende destinacionin e vërtetë – pasi i është thënë se do të dalë për një çështje gjyqësore – Dolce duket se është më se gati për të pushtuar ekranet italiane.

Në videot e fundit nga shtëpia, ajo është shfaqur duke bërë lëvizje sensuale dhe duke kërcyer me energji maksimale nën ritmet latine, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Këto pamje janë vetëm një “antipastë” e asaj që pritet të ndodhë kur bukuroshja bionde të hyjë në shtëpinë e “Grande Fratello”, ku me siguri do të marrë vëmendjen e plotë të italianëve me stilin dhe karizmën e saj.