Habit Lei Kraja, i kërkon fëmijë me kontratë ish-banorit të Big Brother, reagon ky i fundit (Foto)

Moderatorja Lei Kraja ka befasuar të gjithë me një deklaratë të papritur gjatë emisionit “Pardon My French”, duke zbuluar planin e saj për mëmësinë dhe personin specifik që ka zgjedhur për baba.

Gjatë diskutimit në studio, Lei tregoi se ka një pakt (ose dëshirë) me aktivistin dhe ish-fituesin e “Big Brother”, Arbër Çepani.

Ajo u shpreh hapur dhe pa dorashka: “E kam menduar dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit: ‘Hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë’. Duke qenë se i kam thënë disa herë: ‘Hajde bëhu babai i fëmijës time’.”

Pas kësaj deklarate që bëri xhiron e rrjetit, nuk ka vonuar përgjigja publike e Arbrit. Përmes një postimi në “Instastory”, ai e ka pranuar “sfidën” duke u përgjigjur: “Dashuri, jam dakord. Le ta bëjmë tani” shkruan ai.