Ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka bërë jehonë jo vetëm në trojet shqiptare, por ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja prestigjioze.
Artisti 40-vjeçar, i cili ndërroi jetë tragjikisht pas një ataku kardiak teksa ndodhej në Itali me bashkëshorten dhe djalin, është bërë pjesë e kronikave ndërkombëtare.
Lajmi i trishtë është pasqyruar gjerësisht nga mediat italiane si “Tgcom24” dhe “Fanpage”, duke raportuar mbi humbjen e papritur të këngëtarit në territorin italian. Por vëmendja nuk është ndalur vetëm në Europë; edhe gjigantët mediatikë ndërkombëtarë, si “USA Today”, kanë raportuar për vdekjen e artistit të dashur për shqiptarët në mbarë botën.



Ky pasqyrim i gjerë mediatik dëshmon jo vetëm tronditjen nga kjo ngjarje e rëndë, por edhe njohjen e figurës së tij përtej kufijve kombëtarë.
