Video/ Bëhet viral momenti kur Linda Rei u shpall “Miss Trans Italia”

Transgjinorja e njohur, Linda Rei, ka lënë mbrëmë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të saj në këtë format televiziv.

Largimi i saj erdhi pas disa vështirësive për t’u përshtatur me izolimin dhe dinamikat e lojës.

Vetë Linda ka pranuar se nuk arriti të jepte maksimumin e saj, duke theksuar se gjatë kësaj kohe kishte pasur nevojë për trajtime shtesë shëndetësore dhe mbështetje psikologjike për të menaxhuar gjendjen e saj nën presionin e kamerave.

Megjithatë, përtej kësaj eksperience, Linda Rei ka një karrierë të njohur ndërkombëtare në botën e modës. Suksesi i saj më i madh u shënua në tetor të vitit 2016, kur ajo u kurorëzua si “Miss Trans Italia”.

Asokohe, ajo e shihte këtë titull si një mision për komunitetin e saj, duke deklaruar: “Nuk dua që të jetë thjesht një konkurs bukurie, përkundrazi, do të jetë një spektakël 360 gradë, një dritare në botën transgjinore.”

Tashmë ajo i është rikthyer jetës jashtë shtëpisë, duke lënë pas një kapitull të shkurtër televiziv, por duke rikonfirmuar statusin e saj si një personazh që thyen tabu.